Site icon Telegrafi

Manastirliu: Mbi 300 mijë qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës

Mbi 300 mijë qytetarë të Shqipërisë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale procesin ecurinë e procesit të vaksinimit në vend.

Sipas saj, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit në qendrat e vaksinimit të përqendruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit.

“Mbi 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin”, ka shkruar ajo në Facebook.

Këtë javë në Shqipëri kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer dhe 40800 vaksina të prodhuara nga kompania anglo-suedeze Astra Zeneca, si pjesë e instrumentit COVAX.

Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 899,550 vaksina AntiCovid dhe sasi të tjera pritet të vijnë.

Exit mobile version