I ndërtuar në vitin 1634, manastiri 400 vjeçar i Spilesë në Gjirokastër, fsheh brenda rrënojave të veta histori të pathëna.
Kisha e Lindjes së Shën Mërisë dhe shpella e eremitëve janë gjurmët e vetme të mbetura sot nga manastiri i dikurshëm. Ndonëse monument kulture i kategorisë së parë, rrënimi dhe harresa shumëvjeçare institucionale, po fshijnë gjurmët e fundit të kishës shekullore. /News 24/