Site icon Telegrafi

Manastiri përgatit plan aksional për të luftuar trafikimin me njerëz dhe migrimin ilegal

Komuna e Manastirit ka miratuar aksion lokal për luftë kundër trafikimit me njerëz dhe migrimit ilegal për periudhën 2017-2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i planit është forcimi i rolit bashkërendues, si edhe mundësia e transparencës së përmirësuar në zbatimin e aktiviteteve, pjesëmarrjen e rregullt dhe aktive të anëtarëve të komitetit lokal të zgjedhur për të realizuar planin.

Planifikohet përpilimi i një materiali promovues dhe një faqe në internet për këtë qëllim. Do të formohet një ekip lëvizës në nivel lokal për të identifikuar, ndihmuar dhe mbështetur viktimat e mundshme dhe grupet e rrezikuara, pasta për të forcuar bashkëpunimin rajonal në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve me rëndësi në sferën e tregtisë me njerëz./Telegrafi/

Exit mobile version