Site icon Telegrafi

Manastiri ankohet për ‘zhurmën’ që bën xhamia dhe kisha

As Veliu e as Petar dhe këtë herë nuk janë ulur në tavolinë dhe të gjejnë zgjidhje për problemin dhe deri më tash lufta e heshtur fetare që ka filluar para dy muajsh mes dy religjioneve aspak të gjejë një zgjidhje përfundimtare.

Muslimanët por edhe shumë banorë të tjerë pravosllav në Manastir thonë se që të dy anët e kanë tepruar pasiqë që në mëngjes deri në darkë në qytet më të zëshëm janë hoxhallarët dhe peshkopët se sa muzika nëpër lokale. Ato që jetojnë afër kishës Sv Bogorodica dhe Isak xhamisë thonë se nga ora 5 e mëngjesit deri në 22 të mbrëmjes e vetmja gjë që dëgjojnë është xhamia dhe kisha dhe zërat e tyre, njofton INA.

Në letrën e përbashkët të qytetarëve të Manastirit thuhet:

‘’Ju lutemi që të na ndihmoni, kjo është e papërballueshme. Kërkojmë ndihmë nga institucionet përgjegjëse dhe nga policia, derisa të gjithë zotohen askush nuk i dënon as kishën e as xhaminë për shkak se lëshojnë zëra të fuqishëm që banorët nuk mund t’i përballojnë. Si nuk ju vjen gjynah që njerëzit punojnë me ndrime dhe nuk mund të flenë. Askush nuk është kundër fesë por si nuk e kuptojnë se shërbimin duhet ta bëjnë brenda objektit e jo jashta saj. Atëherë zërat nuk do dëgjohen jashtë. Duan që të largohemi nga shtëpitë tona. Nuk e dimë qëllimin e tyre. Gati dy muaj nuk kemi aspak qetësi’’, thuhet në letrën e banorëve të Manastirit. /Telegrafi/

Exit mobile version