Site icon Telegrafi

Manastirasit protestuan para spitalit “Dr. Trifun Panovski”

Gjatë ditës së sotme, qytetarët e Manastirit protestuan për vdekjen e foshnjës të sapo lindur dhe 6 vjeçares Jana.

Me një minutë heshtje pjesmarrësit në protestë u shprehën se është e palejueshme që në mjeksi moderne të ndodhin tragjedi të këtilla.

“Është e palejuar që në shekullin 21 me mjekësi të avancuar, në këtë mënyrë të ikin më të afërmit tanë. Me një minutë heshtje japim ndjesë për vdekjen e fëmijëve. Dorëheqja e drejtorit të deritashëm nuk do të thotë asgjë për shkak se ai vet deklaroi se gjendja në spital është jo e mirë, dhe për këtë shkak mendojmë se inspektoriati nuk duhet të vijë vetëm kur ka tragjedi, por vazhdimsht”, theksoi Igor Petkovski, përfaqësues i protestës së organizuar.

Protestuesit kërkuan që arsyet e vdekjes së dy tragjedive të kumtohen dhe të dihet çka ka ndodhur saktësisht në spitalin “Dr Trufin Panovski”./Telegrafi/

Exit mobile version