Site icon Telegrafi

Manastir, një i vdekur në aksident

Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve INA, jetën e ka humbur Daut Ibrahimi, 49 vjeç, nga Manastiri, ndërsa në gjendje të rëndë shëndetësore gjendet një fëmijë 12-vjeçar, i cili ndodhej në një automjet tjetër, i cili u përfshi në aksident.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën magjistrale Manastir – Mexhitli, kur viktima që po drejtonte makinën e tipit “Golf” gjatë tejkalimit të një minibusi është përplasur drejtpërdrejt me një makinë “Passat” që vinte në kahun e kundërt.

Exit mobile version