Telegrafi

Manastir, inskenoi kidnapim për t’u marrë para prindërve të tij

Policia e Manastirit dhe e Shkupit në aksionin koordinues, pas urdhrit të Prokurorisë, më 15 dhjetor në orët e vona Shkup kanë arrestuar 29 vjeçarin nga Manastiri.

Siç njoftojnë nga MPB, më 14 dhjetor i ati i 29 vjeçarit në polici në Manastir ka denoncuar se i biri i tij është kidnapuar dhe se ata që kanë kidnapuar birin e tij kërkojnë para për lirimin e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Policia menjëherë ka ndërmarrë masa dhe ka zbardhur rastin, duke vërtetuar se bëhet fjalë për ngjarje të inskenuar, në të cilën, krahas 29 vjeçarit janë edhe disa persona tjerë.

Pas dokumentimin të plotë të rastit, policia do të ngrisë aktakuzë kundër tij./Telegrafi/