Site icon Telegrafi

Manastir, i ati përdhunon tre fëmijët e mitur

Siç njoftojnë nga Qendra për Punë Sociale, tre fëmijët e mitur të cilët i ka përdhunuar i ati në shtëpinë e tij, tani për tani ndodhen bashkërisht me nënën e tyre dhe janë të sigurt. 58-vjeçarit me kërkesë të Prokurorisë i është caktuar i është shqiptuar paraburgim për 30 ditë.

I ati disa herë gjatë këtij viti seksualisht i ka keqpërdorur fëmijët, që kanë qenë 13 vjet, 8 vjet dhe 6 vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka qenë i burgosur edhe më herët dhe ka mbajtur tetë vite burg.

Fëmijët shkojnë në mënyrë të rregullt në shkollë, ndërsa punëtorët socialë kanë vlerësuar e nëna mund të përkujdeset për to. E ëma bashkërisht me fëmijët do të jenë nën kontrollin e ekipit të Qendrës për Punë Sociale Manastir.

58-vjeçari akuzohet për tre vepra ndërsa sipas Kodit Penal ai më së pakti do të mbajë burg 12 vitre./Telegrafi/

Exit mobile version