Telegrafi

Manaj do të largohet nga Italia

Rey Manaj do të mbetet në Inter, por dëshiron të huazohet jashtë Italisë.

Agjenti i Rey Manaj, ka folur për të ardhmen e lojtarët, i cili nuk po kalon momente të mira në Inter që prej transferimit të tij edicionin e kaluar.

Ai tha se Interi do të transferojë përfundimisht Manaj nga Cremonese, por që lojtari dëshiron të huazohet jashtë Italisë.

“Inter do të kompletojë transferimin e tij, por ai do të huazohet. Dëshira e jonë është në një skuadër jashtë Serie A, pasi në Itali nuk u besojnë lojtarëve të rinj”, tha agjenti i Manajt gjatë një interviste për Tuttomercatoweb.com.