Telegrafi

Manaj shënon dy gola, por triumfon Roma (Video)

Talenti shqiptar Rey Manaj ka shënuar një dygolësh sot në ndeshjen që të rinjtë e Interit zhvilluan me ata të Romës.

Goli i parë u shënua me penallti nga Manaj në limitet e pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 91-të.

Ndërsa, 9 sekonda pas fillimit të shtesave, shqiptari shënon edhe golin e dytë. Ndeshja përfundoi 3-3, por u fitua nga Roma pas gjuajtjeve të penalltive, që bëhet edhe finalistja e parë e kupës së Italisë.