Telegrafi

Manaj përfundon në La Liga

Italian Soccer Trofeo Luigi Berlusconi - Milan vs Inter - Milano - San Siro Stadium - 21/10/2015 Rey Manaj - Italian Soccer Trofeo Luigi Berlusconi - Milan vs Inter - fotografo: Fabrizio Forte

Karriera e Rey Manaj do të vazhdojë në Spanjë.

Ky është lajmi që ka nxjerrë e përditshmja sportive italiane “La Gazetta dello Sport”.

Pas largimit nga Peskara ku shënoi 2 gola në 12 ndeshje, Manaj është pranë kalimit te Las Palmas.

Ekipi spanjoll ka arritur akordin me Interin për huazimin e 19 vjeçarit dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes që do ta transferojë Manajn në Spanjë.

Transferimi i sulmuesit të Kombëtares pritet që të bëhet këto ditë, në mënyrë që ai të ambjentohet sa më mirë me skuadrën e tij të re.