Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, këtë të diel me Pescaran do ta sfidojë skuadrën që ka në pronësi kartonin e tij me objektivin për t’i shënuar një gol zikaltërve.
Edhe pse ka deklaruar se nuk do të festojë nëse realizon ndaj Nerazzurrëve, ai do të bëjë gjithçka për ta çuar topin në rrjet nëse i jepet mundësia për të luajtur në këtë sfidë nga trajneri Massimo Oddo.
Në javën e dytë, ndaj Sassuolos, 19-vjeçari realizoi golin e tij të parë në Serie A dhe të parin me Pescaran në një ndeshje zyrtare, por Manaj nuk dëshiron të ndalet me kaq, transmeton SS.
“Në rast se do t’i shënoj gol Interit do të isha i lumtur për vete por edhe për ekipin, megjithatë gjëja më e rëndësishme është që të dalim nga kjo ndeshje me një fitore ose të paktën me një barazim”, ka thënë futbollisti i lindur në Lushnjë.
Rey u huazua nga Interi te Pescara gjatë kësaj vere për të fituar sa më shumë eksperiencë dhe për të luajtur sa më tepër.