Rey Manaj do të huazohet në fund të stinorit nga Interi.
Sulmuesi i talentuar shqiptar nuk ka pasur hapësirat e duhura te Interi dhe ka kërkuar një skuadër ku mund të luaj rregullisht.
E Interi duket se do t’ia plotësojë dëshirën talentit nga Lushnja për ta lënë të lirë huazimin e tij që të marrë përvojë më të madhe Manaj.
Kështu e ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin grek, tek skuadra e Panathinaikos.
Trajneri i kësaj skuadre është italiani Andrea Stramaccioni i cili ka kërkuar me ngulm Manajn në skuadër edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në rast transferimi, Manaj do të ketë rastin të luaj vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, pasi Panathinaikos është afër pozitës së dytë në kampionat, pozitë që i jep mundësi të jetë në kualifikime për në ‘Champions’. /Telegrafi/