Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shkëmb Manaj në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese, ka treguar se si është shqyrtuar çështja e deputetit Etem Arifi në këtë komision.
Manaj ka thënë së në Komision më 4 maj 2020 kanë pranuar një shkresë nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ku ka kërkuar që Komisioni të interpretoj çështjen e mandatit të deputetit Etem Arifi.
“Komisioni me datën 12 maj 2020 e ka shqyrtuar shkresën e kryetares së Kuvendit dhe ka konstatuar se asnjë dispozitë e rregullores së Kuvendit nuk flet për rastet kur deputeti e humb mandati. Komisioni i ka rekomanduar kryetares që të ndjek praktikat e mëparshme të Kuvendit lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Manaj, raporton Telegrafi.
Manaj ka shtuar se në kuptim të trajtimit të mandatit të deputetit Etem Arifi mendon që është jashtë afateve të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/