Site icon Telegrafi

Manafort ofron 12 milionë dollarë për t’u liruar nga arresti shtëpiak

Paul Manafort, ish-udhëheqësi i fushatës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ofruar 12 milionë dollarë në pasuri të patundshme dhe sigurim shëndetësor, në përpjekje për t’i dhënë fund urdhërit për arrest shtëpiak kundër tij, tregojnë dokumentet e gjykatës.

Në paraqitjen e 4 nëntorit, Manafort gjithashtu ofroi të kufizonte udhëtimin e tij përpara një gjyqi, në Nju Jork, Uashington DC dhe Florida nën akuzat për shpërlarje të parave, komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke mos u regjistruar si agjentë i huaj i ish- qeverisë pro-ruse.

Gjyqtari i qarkut amerikan, Amy Berman Jackson, hodhi poshtë kërkesën nga Manafort për ta liruar atë nga burgimi shtëpiak.

Ndërsa, Rick Gates, një bashkëpunëtor i Manafort, gjithashtu është akuzuar dhe është urdhëruar të qëndrojë nën arrest shtëpiak.

Të dy janë shpallur të pafajshëm dhe kanë mohuar akuzat kundër tyre.

Exit mobile version