Manaferra, një agjenci e Search Marketing me qendër në Prishtinë, është nominuar për dy çmime nga European Search Awards në kategoritë Best Small SEO Agency & Best Use of Search – Third Sector. Çmimet nga European Search Awards njihen si çmimet më prestigjioze për Search Marketing në nivel evropian ku kriteret e vlerësimit të aplikacioneve janë mjaft rigoroze dhe vlerësohen nga më shumë se 80 ekspertë globalë të kësaj industrie.
Si një lider lokal në Search Marketing, nuk është për t’u habitur që kjo agjenci, me degë edhe në Washington D.C., është e vetmja agjenci rajonale që përfshihet në listën e ngushtë në 2021 European Search Awards.
CEO & Bashkëthemeluesi i Manaferra Faton Sopa, komentoi mbi nominimet:
“Ne kemi investuar shumë në ndërtimin e një agjencie ku njerëzit më të mirë të industrisë mund të bashkohen dhe të prodhojnë rezultate cilësore dhe të matshme për bizneset në të gjithë botën. Të shohim punën tonë të njihet nga liderët e mirënjohur të SEO industrisë në nivel global na sjell më afër misionit tonë për të ndihmuar kompanitë të rrisin biznesin duke përdorur Search Marketing”.
Kompania Manaferra u ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme klientëve të saj, me shumicën e tyre duke përjetuar rritje mbi 1000% të trafikut organik dhe klientëve potencial brenda gjashtë muajve të parë të bashkëpunimit.
Bashkëpunimi ndërmjet Manaferra dhe “University of the Potomac”, solli nominimin në kategorinë “Best Use of Search – Third Sector”, si rezultat i strategjisë, ekspertizës dhe rezultateve të arritura brenda një kohe relativisht të shkurtër.. Në vitet e tyre të punës së bashku, Universitety of the Potomac ka parë një rritje prej 1,400% në numrin e studentëve potencialë në mënyrë organike. Kjo tregon se, me një ekuilibër të shkëlqyeshëm midis SEO, Content, dhe Link Building, si dhe përkushtimit nga anëtarët e ekipit, rezultatet e jashtëzakonshme janë të arritshme.
“Në të vërtetë, e gjithë kjo është produkt i kombinimit të përmbajtjes së shkëlqyeshme dhe link building strategjik, që përputhet mirë me qëllimin e kërkuesit. Ne përdorëm ekspertizën tonë në SEO për të përcaktuar se çfarë funksionon, çfarë nuk ka funksionuar, dhe çfarë mund të funksiononte—me këtë, UOTP u rrit në mënyrë eksponenciale për sa i përket trafikut organik, dhe si rezultat, pa një rritje të madhe të klientëve potencial. Ekipi ynë ishte gjithmonë i gatshëm për të takuar partneritetin tonë me UOTP me ide të reja dhe inovative,” tha Arta Mekuli (Content Specialist në Manaferra) në lidhje me progresin e arritur për “University of the Potomac”.
Rritja e vazhdueshme e agjencisë Manaferra përgjatë viteve, zgjerimi i departamenteve, dhe besnikëria ndaj rezultateve superiore është arsyeja që kompania gjendet në listën e ngushtë për Best Small SEO Agency. Duke marrë parasysh rritjen e tyre në vitet e fundit, Manaferra është ndër finalistët e preferuar si pasojë e punës së tyre të palodhur në SEO me industri të ndryshme, dhe veçanërisht industrive si Edukimi i lartë, dhe Mediat.