Manaferra, një agjenci e specializuar në marketingun dixhital dhe SEO dhe që ndihmon bizneset të rritin biznesin e tyre përmes Makinave të Kërkimit (Google, Binge etj.), së fundmi morri çmimin “Best Use of Search in Third Sector“ (“Përdorimi më i mirë i makinave kërkuese’ në Sektorin e Tretë”) në Global Search Awards (2021). Ky çmim erdhi si rezultat i suksesit të tyre në punën me Universitetin e Potomac, DC të cilit i ndihmuan të rrisin trafikun relevant nga makinat e kërkimit dhe numrin studentëve potencial për më shume se 1,400%
Global Search Awards mbahet çdo vit, e që këtë vit u mbajt për vitin e 10të me radhë. Këto çmime marrin aplikime nga qindra agjensione të marketingut online dhe profesionistë nga e gjithë bota, të cilët kanë ekzekutuar kampanja të suksesshme në SEO (Search Engine Optimization), PPC (Pay-per-Click), dhe Content Marketing.
Paneli i përbërë nga dhjetra ekspertë të njohur të industrisë, kanë përzgjedhur të gjithë pjesëmarrësit bazuar në një proces rigoroz dhe të pa-anshëm, që përfshinë konceptin, implementimin, strategjinë e përdorur, koston e projektit përkatës dhe rezultatet konkrete.
“Pas një viti të jashtëzakonshëm të rritjes për Manaferra, çmimi që ne fituam është një tjetër konfirmim që po shkojmë në drejtimin e duhur për të ndihmuar bizneset të rriten përmes makinave të kërkimit. Bazuar në objektivat e kampanjës, mund të themi se rezultati ishte me të vërtetë mbresëlënës, duke krijuar më shumë se 1,400% rritje në studentë potencial dhe +440% në trafikun organik, si dhe duke ndihmuar klientin tonë të jetë më afër audiencës së tij dhe të sjellë më shumë studentë në universitetin e tyre.” – Granit Doshlaku, Bashkëthemelues & SEO Drejtor në Manaferra/
Qasja strategjike dhe inovative e Manaferra-s ka bërë që kampanja të shkoj edhe përtej optimizimit të uebsajtit, duke ofruar kështu përkrahje të vazhdueshme në Content Marketing si përvojë të mirë për klientin në fjalë. Duke marrë parasysh dinamikën e luhatshme të industrisë, Manaferra po investon vazhdimisht në gjetjen e alternativave kreative për të ndihmuar bizneset ndërkombëtare të shfrytëzojnë potencialin e plotë të makinave të kërkimit, duke ndihmuar kështu audiencën e tyre në gjetjen e përgjigjeve për pyetjet që ata i shtrojnë çdo ditë në Google, Bing dhe makina tjera të kërkimit.
Marketingu dixhital dhe SEO, ashtu si shumë industri të tjera, u ndikuan shumë nga ngjarjet e vitit 2020 dhe 2021, pasi pengesat që solli pandemia shkaktuan ndërprerje, ndryshime dhe pasiguri tek shumë biznese. Ndonëse kjo periudhë ishte padyshim e vështirë për të gjithë, kjo nuk e pengoi Manaferra-n të shënoj rritjen më të madhë në biznes që nga themelimi i saj. Ajo synon të vendosë Kosovën në hartën globale të Search Marketing industrisë dhe te ketë primatin për SEO Agjensinë më me ndikim në Europen juglindore. Çmime si këto e vendosin këtë agjensi më afër drejt arritjes së këtij vizioni.
Rreth Manaferra:
Manaferra u themelua në 2014 si një agjenci e marketingut dixhital dhe gradualisht është specializuar në Optimizimin e Makinave të Kërkimit (SEO), duke ndihmuar kështu kompani të ndryshme ndërkomëtare të rritin biznesin e tyre përmes makinave të kërkimit. Agjencia ka selinë e saj në Evropën Juglindore (Kosovë) por tashmë ka vendosur praninë e saj edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (DC), Mbretërinë e Bashkuar (UK) si dhe në tregun gjermano-folës.