Telegrafi

Man Utd – Young Boys, formacionet e mundshme

Manchester Unitedi dhe Young Boys do të luajnë mes vete në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të helvetikëve në takimin e fundit të Grupit G, takim që zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Ralf Rangnick vjen në këtë ndeshje si i kualifikuar tutje dhe pritet të luajë pa presion dhe me shumë ndryshime.

Në anën tjetër, mysafirët do të tentojnë befasinë pasi një fitore do të mund t’i dërgonte në Ligën e Evropës.

Rangnick pritet t’i pushojë disa nga lojtarët kryesor si Cristiano Ronaldo, Harry Maguire dhe Fred.

Man Utd: Henderson; Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Telles; Matic, McTominay; Van de Beek, Lingard; Greenwood, Elanga.

Young Boys: Faivre; Hefti, Lauper, Lustenberger, Lefort; Aebischer, Pereira, Sierro; Elia, Siebatcheu, Ngamaleu;

/Telegrafi/