Pas fitores në Alliabz Stadium ndaj Juventusit, Manchester Unitedi dëshiron ta vazhdojë ecurinë e mirë edhe ndaj Young Boysit.
Skuadra e Jose Mourinhos është favorite në Old Trafford pasi janë para publikut vendas dhe zviceranët janë një nivel më poshtë për nga kualiteti.
Në dyshim janë Eric Bailly, Diogo Dalot dhe Victor Lindelof për shkak të lëndimeve, por kjo nuk pritet të jetë problem Special Onen. Më poshtë keni formacionet e mundshme:
Man Utd (4-3-3): De Gea; Young, Bailly, Smalling, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Lukaku, Martial.
Young Boys (4-4-2): Von Ballmoos; Mbabu, Lauper, Von Bergen, Benito; Fassnacht, Sow, Aebischer, Sulejmani; Nsame, Assale.
Në Grupin H në vendin e parë renditet Juventusi me nëntë pikë, Man Utd me shtatë pikë në pozitën e dytë.
Valencia renditet e treta me pesë pikë, ndërsa Young Boys me një pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dzeIyE1M8wc