Manchester Unitedi dhe Wolverhampton Wanderers kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Ujqve në takimin e vlefshëm për javën e 25-të në Ligën Premier, takim që zhvillohet nga ora 18:30 në Old Trafford.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen në këtë ndeshje pas dy humbje radhazi në kampionat dhe synon t’i kthehet fitores për të mbetur në hap me pozitën e katërt.
Afternoon, @B_Fernandes8! 👋#MUFC #MUNWOL pic.twitter.com/d2KUQLyY7Z
— Manchester United (@ManUtd) February 1, 2020
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu janë në formë të luhatshme, por presin rezultat pozitiv për të mbetur gjithashtu në garë për një vend që dërgon në Evropë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku te Unitedi debuton Bruno Fernandes.
Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fernandes, Fred; Mata, Pereira, James; Martial.
Wolves: Rui Patricio; Boly, Coady, Saiss; Doherty; Moutinho, Neves, Jonny; Traore; Raul Jimenez, Diogo Jota.
/Telegrafi/