Manchester Unitedi u kritikua për dështimin e tyre për të kërkuar falje në një deklaratë të vrazhdë që shpjegon largimin e tyre nga Superliga Evropiane.
Pavarësisht se kryetari Joel Glazer ishte një nga arkitektët e komplotit të dënuar, klubi i Ligës Premier u tërhoq të martën në mbrëmje së bashku me pesë skuadrat e tjera angleze që ishin regjistruar.
Një ditë protestash, dënimesh dhe mosmiratimi të tifozëve çoi në shkatërrimin e projektit të Superligës Evropiane 48 orë pasi u njoftua themelimi.
Në orën 11:00, Unitedi dha një deklaratë me 52 fjalë që shpjegon pozicionin e tyre dhe kjo deklaratë është cilësuar patetike.
“Manchester United nuk do të marrë pjesë në Superligën Evropiane”.
“Ne kemi dëgjuar me kujdes reagimin nga tifozët tanë, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe palët e tjera të interesit”.
“Mbetemi të përkushtuar për të punuar me të tjerët në të gjithë komunitetin e futbollit për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për sfidat afatgjata me të cilat përballet loja”, thuhej në deklaratë.
Ndërsa shumë mbështetës të Djajve të Kuq vlerësuan klubin e tyre për tërheqjen, kishte zemërim të konsiderueshëm për mungesën e faljes.
Edhe disa legjenda të klubit dolën kundër drejtuesve të Unitedit për pjesëmarrjen në Superligën Evropiane.
Protestat e tifozëve të Unitedit pritet të ndodhin gjatë kësaj jave, ku kërkesa e tyre është largimi i familjes Glazer. /Telegrafi/