Telegrafi

“Man Utd do të përfundojë i treti pavarësisht nënshkrimit të Ronaldos” – Neville befason me deklaratën e tij

Legjenda e klubit, Gary Neville ka thënë se Manchester Unitedi do të përfundojë i treti në Ligën Premier, pavarësisht nënshkrimit të Cristiano Ronaldos, pasi Djajtë e Kuq janë ende prapa Manchester Cityt dhe Chelseat.

United bëri një nga transferimet më të mëdha të verës duke arritur një marrëveshje për Ronaldon të premten, me sulmuesin portugez që tani do të kthehet në Old Trafford pas 12 vitesh.

Ronaldo ende nuk është prezantuar shkaku i rregullave të Covid-19, por eksitimi tani po rritet në mesin e tifozëve, të cilët shpresojnë se ai mund të frymëzojë edhe një herë ekipin e Ole Gunnar Solskjaer të fitojë titullin e Ligës Premier.

Por, legjenda e klubit, Neville mendon se City dhe Chelsea janë aktualisht skuadrat më të forta në futbollin anglez dhe Unitedi do të perfundojë i treti pavarësisht transferimit të Ronaldos.

Lexo po ashtu City, Liverpool, United dhe Chelsea, në garë për titullin e Ligës Premier, por cila e ka sulmin më të rrezikshëm?

“Në vitet e kaluara, unë mund të kisha thënë se kjo skuadër e Manchester United do të kishte fituar Ligën Premier me 10 pikë, por kjo është një Ligë Premier shumë e fortë”, ka thënë fillimisht ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq për Sky Sports.

“Unë bëra parashikimin të hënën mbrëma se do të përfundonte Manchester City, Chelsea dhe pastaj Manchester United dhe nuk do ta ndryshoj atë sepse nuk mendoj se nënshkrimi me Ronaldos i bën ata një ekip më të mirë se Chelsea, të cilët ishin fituesit e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, dhe Manchester City, të cilët ishin 20 pikë larg”.

“Absolutisht kjo i afron ata drejt fitimit të titullit. A mendoj se ata do ta fitojnë titullin në këtë pikë? Jo nuk e bëj, por tani jam më i emocionuar për Manchester Unitedin që sfidon titullin sesa që isha për pesë apo gjashtë vitet e fundit”.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon renditjen përfundimtare të sezonit 2021/22 në Ligën Premier

“Cristiano Ronaldo, Raphael Varane do të kenë mentalitetin për të fituar titullin. Unë jam i etur që ata të fitojnë titullin. A mendoj se ata do të fitojnë titullin këtë sezon? Jo. Unë jam thjesht pragmatik”.

“Duhet të jesh në krah të këtyre lojtarëve nëse je tifoz i Unitedit. Pavarësisht nëse kjo të fiton titullin apo jo, nuk jam i sigurt. Kjo u jep atyre një shans shumë më të mirë sesa kishin 48 orë më parë”, përfundoi Neville. /Telegrafi/