Aston Villa dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë mysafir të Aston Villës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Villa Park” me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Erik ten Hag është në formë të lartë ndeshjeve të fundit pasi ka tri fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit, dhe synon fitoren e radhës për të vazhduar ngjitjen në tabelë.
🛣️ Destination: Villa Park.#MUFC || #AVLMUN
— Manchester United (@ManUtd) November 6, 2022
Në anën tjetër, vendasit kanë emëruar trajner të ri, Unai Emeryn, dhe synojnë ta nisin me fitore aventurën me trajnerin e ri spanjoll.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Aston Villa: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Digne; Dendoncker, Douglas Luiz, Ramsey; Buendia, Watkins, Bailey
Man Utd: De Gea; Dalot, Lindelof, Martínez, Shaw; Van de Beek, Casemiro, Eriksen; Garnacho, Cristiano Ronaldo, Rashford
/Telegrafi/