Site icon Telegrafi

Man Utd pritet të bëjë nënshkrimin e madh brenda pak javësh – ai kushton 75 milionë euro

Manchester United po synon që të nënshkruaj me Jarrad Branthwaite gjatë javëve në vazhdim, sipas një raportimi të ri.

The Liverpool Echo ka pretenduar që Evertoni po ballafaqohet me një ‘betejë’ për të mbajtur Branthwaite në ekip pasi mbrojtësi ishte lënë jashtë listës së Euro 2024 të enjten, ndërsa Unitedi ka tentuar që ta kompletojë transferimin e lojtarit para fundit të këtij muaji.

Drejtorët e United dyshohet se po presin që të kompletojnë një marrëveshje për qendërmbrojtësin anglez para datës 30 qershor, ndërsa Evertoni do të kërkojë 75 milionë euro për shërbimet e tij.

Federata e Futbollit ka bllokuar klubet, agjentët dhe lojtarët që të bëjnë kontakte për transferime ndërsa lojtarët janë të angazhuar me kombëtare.

Lexo po ashtu Jim Ratcliffe merr vendimin drastik për të mos e rrezikuar pjesëmarrjen e Man Utd në Ligën Evropës

Me të vërtetë, nëse Branthwaite do të ishte përzgjedhur nga Anglia atëherë do të ishin krijuar probleme në lidhje me shanset e ‘Djajve të Kuq’ për ta kompletuar shpejt këtë marrëveshje.

The Echo shton se 21-vjeçari, i cili kishte bërë debutimin me Anglinë ndaj Bosnje dhe Hercegovinës të hënën, ka pësuar një lëndim i cili mund ta detyrojë atë t’i nënshtrohet operimit

Everton raportohet se ka insistuar se nuk do ta shesin Branthwaite me një çmim të lirë.

Duke marrë parasysh se Unitedi ka paguar 80 milionë euro për Harry Maguire në vitin 2019, Chelsea ka paguar 75 milionë për Wesley Fofana në 2022, Evertoni e konsideron çmimin që i ka vënë atij si të drejtë./Telegrafi/

Exit mobile version