Manchester United ka rënë dakord për kushtet e kompensimit me Ajaxin për trajnerin Erik ten Hag dhe ndihmësin e tij, Mitchell van der Gaag.
United kishte nënshkruar tashmë një marrëveshje tre-vjeçare me dy holandezët, me opsionin e një zgjatjeje tjetër për 12 muaj.
Por, ndërsa ata kanë qenë në gjendje të shkaktojnë një klauzolë në kontratën e Ten Hag me vlerë 1.6 milionë funte, klubi i Amsterdamit nuk ishte i gatshëm të lejonte Van der Gaag të bashkohej me të në Old Trafford pa u paguar më shumë para.
Mësohet se United e ka marrë dyshen e tyre të trajnerëve duke ofruar një paketë pagese te klubi holandez për kompensimin e trajnerëve.
Sipas mediumit The Mirror, Unitedi ka rënë dakord për një paketë kompensimi prej 2.5 milionë funtesh me Ajaxin për Ten Hag dhe ndihmësin e tij, Van der Gaag.
Erik ten Hag to Manchester United, Mitchell van der Gaag together with him as part of the coaching staff…
…Man United plan confirmed and set to be announced soon, as expected. ⤵️🔴 #MUFC https://t.co/kT2ObbuCOn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 20, 2022
Përveç këtyre dyve, ka të ngjarë të ketë më shumë emra në stafin e Ten Hag.
Robin van Persie është folur për një rikthim në klubin që ai ndihmoi të fitonte titullin e fundit në Ligën Premier, në vitin 2013.
Manchester United have contracts and paperworks now ready for Erik ten Hag, after full agreement reached last Monday. 🔴⌛️ #MUFC
Official announcement is being prepared – waiting for final green light from Ajax.
Mitchell van der Gaag's ready to be part of the coaching staff. pic.twitter.com/qiSAHFDapN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 20, 2022
Por, ish-sulmuesi holandez po punon në akademinë e Feyenoordit ndërkohë që studion për licencat për trajner dhe djali i tij Shaqueel po kalon në radhët e klubit të Roterdamit.
Djajtë e Kuq tashmë kanë gati të gjitha dokumentet dhe kontratat për trajnerët e rinj dhe shumë shpejt thuhet se do të vijë edhe zyrtarizimi. /Telegrafi/