Manchester United ka nisur bisedimet për kontratë të re të Marcus Rashford.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit anglez mbyllet në më pak se 12 muaj, megjithëse ekziston një opsion për ta rinovuar automatikisht deri në vitin 2024.
Gazetari Pedro Almeida pretendon se United tani ka hyrë në bisedime me agjentët e Rashford për vazhdimin e kontratës së tij.
Rashford, 24 vjeç, duket se ka ringjallur karrierën e tij te Djajtë e Kuq nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag .
Sulmuesi i gjithanshëm ka tre gola në gjashtë ndeshje deri më tani këtë sezon.
Për lojtarin kishte shfaqur interesim PSG në ditët e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/