Site icon Telegrafi

Man Utd – Milan, formacionet e mundshme të super-ndeshjes në Ligën e Evropës

Manchester Unitedi dhe Milani do të ndeshen sot (e enjte) mes vete në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Rossonerëve në takimin e dy rivalëve të vjetër evropian, i cili pritet të zhvillohet në Old Trafford nga ora 18:55.

Kjo ndeshje mezi pritet nga tifozët e të dyja skuadrave, pasi gjithmonë kanë dhuruar futboll të bukur dhe gola.

Megjithatë, sikurse Stefano Pioli, ashtu edhe Ole Gunnar Solskjaer pritet të kenë mungesa të theksuara për këtë takim.

Zlatan Ibrahimovic, Mario Mandzukic, Theo Hernandez, Ismael Bennacer, Ante Rebic dhe Hakan Calhanoglu nuk kanë udhëtuar fare.

Unitedi ka mjaft probleme me dëmtime gjithashtu, pasi duhet të bëjnë pa Paul Pogba, Marcus Rashford, Edinson Cavani dhe Donny van de Beek.

Në këtë ndeshje pritet të kenë hapësira disa nga lojtarët që kanë luajtur më pak këtë sezon.

Man Utd (4-2-3-1): Henderson; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Telles; Fred, Matic; Greenwood, Bruno Fernandes, James; Martial

Milan (4-2-3-1): G Donnarumma; Calabria, Tomori, Kjaer, Dalot; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Castillejo; Leao

/Telegrafi/

Exit mobile version