E diela do të jetë e rezervuar për derbin më të madh në futbollin anglez, atë mes Manchester Unitedin dhe Liverpooolin.
Reds renditen në vendin e dytë në Ligën Premier me 65 pikë, aq sa Manchester City, por me një ndeshje më pak se skuadra e Pep Guardiolas.
Në anën tjetër Djajtë e Kuq janë në vendin e katër me 51 pikëm një më shumë se Aresenali dhe Chelsea.
🥊 #MUFC v Liverpool: the tale of the tape 🥊 pic.twitter.com/ybYnFmhZZJ
— Manchester United (@ManUtd) February 22, 2019
Asnjëra nga skuadrat nuk kanë ndonjë lojtar të suspenduar për shkak të kartonëve, kur për shkak të lëndimit te mysafirët është e sigurt mungesa e Joe Gomez dhe Alex Oxlade-Chamberlain, ndërsa në dyshim është Dejan Lovren.
Te vendasit nga minuta e parë pritet të luajë Chris Smalling, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Man Utd: De Gea; Shaw, Lindelof, Smalling; Young; Matic; Herrera; Martial; Pogba; Lingerd; Rashford.
Liverpool: Alisson; Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold; Wijnaldum, Henderson, Fabinho; Mane, Firmino, Salah. /Telegrafi/