Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të luajnë sot (e diel) në derbin e javës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të rivalit të urryer, Redsave, në derbin e vlefshëm për javën e nëntë në kampionatin anglez, ndeshje që zhvillohet në Old Trafford nga ora 17:30.
Ekipi i Ole Gunnar Solskajer nuk është në formë të lartë dhe do të vuajë nga shumë mungesa për këtë ndeshje.
Në anën tjetër, ekipi i Jurgen Klopp ka të gjitha fitore deri tani dhe synon tre pikëshin e radhës pasi janë edhe të kompletuar.
Më poshtë keni formacionet e mundshme të derbit të zjarrtë anglez:
Man Utd: Romero; Wan-Bissaka, Tuanzebe, Maguire, Young; McTominay, Matic; Rashford, Mata, James; Martial.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Mane, Firmino, Salah
/Telegrafi/