Site icon Telegrafi

Man Utd i kërkoi drejtuesve të Cityt t’i marrin dy lojtarët e tyre në avion për ceremoninë e Topit të Artë, por kërkesa e tyre u refuzua

Manchester United thuhet se i ka kërkuar rivalëve të Manchester Cityt që ti marrë me vete në aeroplanë dy lojtarë të tyre për ceremoninë e Topit të Artë, si një masë të re për uljen e kostove të klubit, por një gjë e tillë është refuzuar.

Sipas Daily Mail, përfaqësuesit e Djajve të Kuq i kërkuan City nëse mund të marrin Alejandro Garnachon dhe Kobbie Mainoon në fluturimin e tyre për në ceremoninë e Topit të Artë që mbahet të hënën më 28 tetor.

‘Citzyens’ kanë marrë me qira një aeroplan privat që do t’i çojë lojtarët e tyre në ceremoninë në Paris, pasi ata kanë një delegacion të konsiderueshëm për të ndjekur ceremoninë.

Në një përpjekje të dukshme për të ulur kostot shtesë për të transportuar Garnachon dhe Mainoon në ceremoni, United me sa duket i ka pyetur drejtuesit e Cityt nëse kishin vend për dy persona të tjerë në aeroplan.

Megjithatë, City informoi Djajtë e Kuq se aeroplani i tyre është plotësisht i mbushur dhe nuk mund të zë dy persona të tjerë në ekuipazh. Si rezultat, drejtuesit e Unitedit duhet të organizojnë një mjet tjetër transporti për dy lojtarët e tyre.

Drejtuesit e Djajve të Kuq besojnë se mundësia për t’i dërguar dy lojtarët e tyre në ceremoni me një avion privat nuk është ‘dukur e mirë’ në kushtet aktuale.

Mainoo dhe Garnacho janë të dy të nominuar për trofeun ‘Kopa 2024’, i cili do të jepet për lojtarin më të mirë të ri në ceremoninë e çmimeve të Topit të Artë. /Telegrafi/

Exit mobile version