Site icon Telegrafi

Man Utd ka shkarkuar Ten Hagun, trajneri largohet pas finales së Kupës FA

Erik ten Hag nuk do të jetë më trajner i Manchester Unitedit pas finales së nesërme (e shtunë) në Kupën FA ndaj Manchester Cityt.

Sipas mediumit The Guardian, Manchester United ka vendosur të shkarkojë Erik ten Hag pas ndeshjes finale të së shtunës.

Ky medium shton se rezultati i ndeshjes finale të Kupës FA kundër Manchester Cityt nuk do të ketë asnjë ndikim në të ardhmen e holandezit.

 

Sir Jim Ratcliffe dhe kompania e tij INEOS besojnë se asnjë rezultat nuk mund të ndryshojë pamjen e përgjithshme të zymtë të sezonit 2023/24.

Drejtuesit e klubit nga Old Trafford nuk kanë qëndruar duarkryq pasi po janë duke menduar për pasuesin e holandezit.

Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Kieran McKenna, Graham Potter dhe Thomas Frank janë identifikuar si zëvendësues të mundshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version