Manchester Unitedi ishte duke fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Aston Villa, por vendasit shënuan dy gola në fund të ndeshjes për të barazuar 2-2 në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Ligën Premier.
Ekipi i Ralf Rangnick ishte afër të rikthehet te fitorja, por në fund lëshuan terren dhe u desh te kënaqen me një pikë ndaj ekipit të Steven Gerrard.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me të dyja skuadrat që rrezikuan me raste të mira, por me vetëm mysafirët që gjeten golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e gjashtë dhe ishte Bruno Fernandes, i cili shënoi nga distanca për 0-1, por i ndihmuar nga një gabim i madh i portierit vendas Emiliano Martinez.
Me epërsi 0-1 u mbyllen 45 minutat e parë.
Advantage United at the interval, but with work left to do 👊#MUFC | #AVLMUN
— Manchester United (@ManUtd) January 15, 2022
Në pjesën e dytë, vendasit ishin skuadër më e mirë, duke rrezikuar më shumë, por mysafirët arritën të shënojnë edhe një gol për t’ia vështirësuar gjerat.
Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë në fund, duke shënuar dy gola dhe duke marrë një pikë shumë të vlefshme.
Djajtë e Kuq shënuan në minutën e 67-të me anë të Brunos për epërsinë 0-1, ndërsa Jacob Ramsey (77’) riktheu vendasit në lojë duke shënuar për 1-2.
Në minutën e 82-të në skenë doli ylli brazilian, Philippe Coutinho, i cili pas vetëm 14 minutave pas debutimit arriti të shënoj për barazimin 2-2.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste, por rezultati mbeti i pandryshuar 2-2.
What a fightback. 👏 #AVLMUN pic.twitter.com/kQYof0hubV
— Aston Villa (@AVFCOfficial) January 15, 2022
Pas këtij barazimi, Unitedi e sheh veten në pozitën e shtatë me 32 pikë, ndërsa Aston Villa zë vendin e 13-të me 23 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq udhëtojnë te Brentfordi, ndërsa Aston Villa udhëton te Evertoni. /Telegrafi/
https://twitter.com/Bruce_Wayne_008/status/1482409729196703749
https://twitter.com/UnitedZonePod/status/1482427972732792833
https://twitter.com/geniscomps/status/1482430332074876939
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1482431306856386560
https://www.youtube.com/watch?v=eoaAVQ2KnCA