Site icon Telegrafi

Man Utd interesohet për transferimin e vëllait të vogël të Jude Bellingham

Manchester United ka treguar interes për mesfushorin qendror të Sunderland, Jobe Bellingham, sipas TEAMtalk.

Klubi ka monitoruar përparimin e vëllait të Jude Bellingham të Real Madridit dhe dëshiron të jetë në një pozicion të fortë për ta nënshkruar atë.

19-vjeçari anglez ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Brighton, Brentford dhe Nottingham Forest, të cilët janë të prirur të diskutojnë një transferim nëse Sunderland nuk arrin të sigurojë promovimin në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Jobe Bellingham hapave të vëllait, pëlqehet shumë nga dy gjigantët gjerman

Skautët e Chelsea dhe Tottenham gjithashtu e kanë mbajtur një sy mbi të, derisa gjiganti gjerman Borussia Dortmund konsiderohet si favoriti kryesor për transferimin e Bellingham të vogël

Vetë Bellingham është i etur të lëvizë dhe të luajë në nivelin më të lartë.

Në rast se Sunderland siguron rikthimin në Ligën Premier atëherë lojtari do të mbetet pjesë e tyre, në të kundërtën do ta shesin atë për 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version