Telegrafi

Man Utd gjuajti në portë katër herë brenda pesë sekondave dhe nuk ia arriti të shënojë, skuadra e Ten Hag ka filluar të marr formë

Manchester United vizitoi Southamptonin në kuadër të xhiros së 4-të të Ligës Premier, ku shënua fitore me rezultat 1-0, duke vazhduar të këndellen pas nisjes së dobët.

Në xhiron e kaluar ata mposhtën 2-1 Liverpoolin në derbin e madh të Anglisë.

Erik Ten Hag vendosi në fushë një formacion identik si kundër Liverpoolit dhe kishte një rast shumë të mirë në minutën e 20-të, që dëshmon se skuadra ka filluar të funksionojë.

Lojtarët e Manchester United gjuajtën katër herë në portë në harkun e pesë sekondave, por nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë.

Lexo po ashtu Manchester United triumfon minimalisht ndaj Southamptonit

Fillimisht, Bruno Fernandes goditi me kokë pas një harkimi, por një lojtar vendas bllokoi goditjen e tij në momentin e fundit.

Topi u kthye te Elanga, gjuajtja e të cilit nga e djathta është bllokuar nga Bazunu. Topi u kthye te Fernandes, i cili gjuajti, por edhe ajo u bllokua, kur topi erdhi te Christian Eriksen që vrapoi drejt tij, por edhe gjuajtja e tij u bllokua nga një mbrojtës i Southamptonit.

Videon e këtij rasti shumë të mirë mund ta ndiqni këtu. 

Man Utd gjeti golin në pjesën e dytë me kapitenin Bruno Fernandes, duke marr tri pikët e radhës.

Djajtë e kuq mund të marrin ende lojtar në këtë javë të fundit para mbylljes së afatit kalimtar. /Telegrafi/