Manchester United vizitoi Southamptonin në kuadër të xhiros së 4-të të Ligës Premier, ku shënua fitore me rezultat 1-0, duke vazhduar të këndellen pas nisjes së dobët.
Në xhiron e kaluar ata mposhtën 2-1 Liverpoolin në derbin e madh të Anglisë.
Erik Ten Hag vendosi në fushë një formacion identik si kundër Liverpoolit dhe kishte një rast shumë të mirë në minutën e 20-të, që dëshmon se skuadra ka filluar të funksionojë.
Lojtarët e Manchester United gjuajtën katër herë në portë në harkun e pesë sekondave, por nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë.
Fillimisht, Bruno Fernandes goditi me kokë pas një harkimi, por një lojtar vendas bllokoi goditjen e tij në momentin e fundit.
Topi u kthye te Elanga, gjuajtja e të cilit nga e djathta është bllokuar nga Bazunu. Topi u kthye te Fernandes, i cili gjuajti, por edhe ajo u bllokua, kur topi erdhi te Christian Eriksen që vrapoi drejt tij, por edhe gjuajtja e tij u bllokua nga një mbrojtës i Southamptonit.
Videon e këtij rasti shumë të mirë mund ta ndiqni këtu.
Man Utd gjeti golin në pjesën e dytë me kapitenin Bruno Fernandes, duke marr tri pikët e radhës.
Djajtë e kuq mund të marrin ende lojtar në këtë javë të fundit para mbylljes së afatit kalimtar. /Telegrafi/