Telegrafi

Man Utd fiton dramën ndaj Aston Villas dhe kalon tutje në EFL Cup

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Aston Villës në kuadër të EFL Cup me rezultat 4-2, për të siguruar kalimin tutje.

Pjesa e parë mes dy skuadrave që u takuan edhe në fundjavë në kuadër të Ligës Premier ishte pa raste.

Sa i përket të dytës ishte shumë e bukur ku u shënuan pesë gola.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 48-të, kur Ollie Watkins shënoi për 1-0.

Pas vetëm një minute barazoi Manchester United, me Anthony Martial që shënoi pas asistimit të Bruno Fernandesit.

Por Aston Villa ktheu sërish epërsinë në minutën e 61-të, kur një goditje e Leon Bailly u devijua nga Diogo Dalot për të përfunduar në portë për 2-1.

Por se ndeshja ishte e zjarrtë tregon edhe barazimi i rezultatit që erdhi pas gjashtë minutash, kur Marcus Rashford shënoi për 2-2.

Manchester United kaloi në epërsi për herë të parë në minutën e 78-të, kur Fernandes gjuajti, ndërsa Tyrone Mings devijoi topin në portën e tij për 3-2.

Krejt në kohën shtesë kishte kohë edhe për një gol të Scott McTominay të Manchester United, që shënoi për 4-2.

Më këtë fitore Djajtë e Kuq kalojnë tutje në EFL Cup. /Telegrafi/