Site icon Telegrafi

Man Utd fillon bisedimet zyrtare me gjigantin evropian për transferimin e Sanchos

Jadon Sancho do të largohet nga Manchester United, pasi nuk është në planet e trajnerit Erik Ten Hag.

Djajtë e Kuq po kërkojnë një ofertë të mirë për ta lejuar largimin e sulmuesit anglez.

Paris Saint-Germain ka zhvilluar bisedimet fillestare me Manchester United në lidhje me nënshkrimin e mundshëm të Jadon Sancho.

Lexo po ashtu Ten Hag befason të gjithë duke i dhuruar Sanchos një rol krejtësisht të ri në fushë

Sipas Sky Sports, kushtet personale nuk pritet të jenë problem për 24-vjeçarin, i cili është i hapur për lëvizje.

Anësori ka rifilluar stërvitjet me Djajtë e Kuq dhe ka marrë pjesë në ndeshjet parasezonale pasi u pajtua me menaxherin Erik ten Hag.

Lexo po ashtu PSG i ofron Unitedit tre lojtarë për shkëmbimin e Sanchos

Juventus dhe Borussia Dortmund kanë shfaqur gjithashtu interes për Sancho, i cili vlerësohet në 45 milionë euro dhe diskutimet mes PSG-së dhe Man United vazhdojnë.

Megjithatë gjiganti italian dhe ai gjerman nuk është i gatshëm të paguaj këtë shumë dhe PSG po shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me anlgezin. /Telegrafi/

Exit mobile version