Site icon Telegrafi

Man Utd është gati të paguajë klauzolën e Mertensit

Dries Mertens (Getty Images)

Mediumet angleze raportojnë se Manchester United është gati të paguajë klauzolën prej 28 milionë eurosh për sulmuesin e Napolit, Dries Mertens.

30-vjeçari ka befasuar të gjithë me potencialin e tij të treguar në sulm pas largimit të Gonzalo Higuainit nga Napoli tek Juventusi.

Kjo formë e lartë e treguar dhe golat e shumtë të shënuar kanë bërë që skuadrat e mëdha të vihen pas tij, ku më i interesuari është Unitedi.

Lexo po ashtu Mertens bllokon bisedimet për rinovimin e kontratës me Napolin

Mertens tashmë kombinon shumë mirë me shokun e tij te kombëtarja e Belgjikës, Romelu Lukaku dhe mund ta rikrijojë atë partneritet edhe në Old Trafford.

Dries Mertens (Getty Images)

Sipas të përditshmes The Sun dhe Daily Express, Jose Mourinho e do Mertensin dhe mund të kemi një transferim të tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e tij, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, me vlerë 28 milionë euro (rreth 25 milionë funte).

Lexo po ashtu Mertens i hapur për kalim në Ligën Premier

Belgu kishte rezistuar të largohej më herët, pasi donte të vazhdonte të luante si një qendërsulmues se sa në rolin e tij të mëparshëm si një sulmues krahu.

Mertens u shndërrua në një sulmues shumë efektiv nga trajneri Maurizio Sarri në 2016, duke shënuar 45 gola në dy sezonet e fundit të Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version