Site icon Telegrafi

Man Utd është i bindur se do të zgjasë marrëveshjen me Garnachon pavarësisht interesimit të Real Madridit

Manchester United është i bindur se do të zgjasë kontratën e të riut Alejandro Garnacho, pavarësisht se ka ngjallur interes nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Kontrata aktuale e Garnacho skadon në qershor 2025, dhe The Telegraph raporton se United është në bisedime të avancuara me lojtarin për një marrëveshje të përmirësuar.

18-vjeçari ka shijuar një sezon të ri në Old Trafford këtë sezon, me 15 paraqitje tashmë me emrin e tij dhe mendohet se klubi është i prirur ta lidhë atë me një kontratë afatgjatë.

Lexo po ashtu Real Madridi e Juventusi i bëjnë presion Unitedit për Garnachon

Ka besim te Unitedi se kjo është një mundësi e veçantë, pavarësisht se nuk është arritur ende një marrëveshje mes interesimit të madh nga Real Madrid, si dhe gjigantët italianë Juventus.

Garnacho tashmë mburret me dy gola dhe katër asistime këtë sezon dhe konsiderohet gjerësisht si një nga yjet e së ardhmes.

Zvarritja e procedurave ka ardhur për shkak se United nuk dëshiron të përsëritet situata e tyre në të kaluarën me Adnan Januzaj.

Ndryshe, Garnacho (18 vjeç e 197 ditë) u bë lojtari më i ri që ka asistuar gol në një derbi të Mançesterit në Ligën Premier në fitoren 2-1 të së shtunës. /Telegrafi/

Exit mobile version