Klubet e Ligës Premier, Manchester Unitedi dhe Tottenham Hotspur do ta refuzojnë kërkesën e Argjentinës për të lënë lojtarët e tyre të lirë para raundit të fundit të ndeshjeve para Kupës së Botës “Katar 2022”.
Kupa e Botës në Katar fillon për pak më shumë se dy javë, me Argjentinën që e nis sezonin e saj më 22 nëntor.
Dhe Federata Argjentinase e Futbollit shpreson që lojtarët e tyre të bashkohen me ekipin kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas Daily Mail, ata tashmë kanë kërkuar nga një klub anglez që të lirojë një lojtar më herët, për ta pasur gati për Kupës së Botës.
Por, kërkesa e tyre u refuzua dhe çdo kërkesë e mëtejshme nga Argjentina do të përballet me ‘rezistencë të fortë’.
Klubet angleze ‘krenohen’ me gjashtë yje argjentinas: Lisandro Martinez dhe Alejandro Garnacho të Unitedit, Emiliano Martinez dhe Emiliano Buendia të Aston Villa, Cristian Romero të Tottenham dhe Alexis Mac Allister të Brighton.
Kuptohet se Argjentina dëshiron që lojtarët e saj të anashkalojnë ndeshjet e Ligës Premier më 12/13 nëntor për të filluar më herët përgatitjet e tyre për Kupën e Botës.
Kjo vjen pasi raportet sugjerojnë se Lionel Messi mund të kërkojë të anashkalojë ndeshjen e fundit të Paris Saint-Germain para Kupës së Botës.
35-vjeçari ka një ‘klauzolë të Argjentinës’ në kontratën e tij me PSG-në, e cila i lejon atij t’i japë përparësi angazhimeve ndërkombëtare mbi detyrën e klubit. /Telegrafi/