Agjenti i Simone Inzaghit ka marrë telefonata nga Manchester United dhe Atletico Madrid, por Interi po përgatit një ofertë për vazhdimin e kontratës për trajnerin e tyre.
Ish-sulmuesi italian zëvendësoi Antonio Conten në verë, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Nerazzurët.
Inzaghi fitoi trofeun e tij të parë në krye të Interit të mërkurën dhe kampionët e Serie A janë në krye të tabelës me vetëm një humbje në 20 ndeshje.
Interi gjithashtu është kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve për herë të parë në dhjetë vjet.
Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, rezultatet dhe stili i lojës së Interit kanë tërhequr disa nga klubet më të mira evropiane. Manchester United dhe Atletico Madrid raportohet se kanë diskutuar për disponueshmërinë e trajnerit.
Asnjë bisedë zyrtare nuk është duke vazhduar, por të dy gjigantët evropianë mund të ndryshojnë trajnerin e tyre në fund të sezonit dhe po mbajnë një sy tek Inzaghi.
L'Inter di Simone Inzaghi piace a tutti: Atletico e Man United seguono il tecnico per il futuro https://t.co/Wlpl9gZCZV
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) January 14, 2022
Megjithatë, Interi tashmë ka vendosur të zgjasë marrëveshjen me 45-vjeçarin dhe do të bëjë ofertën e tyre në fund të sezonit.
Inzaghi mund të zgjasë kontratën deri në vitin 2025 dhe paga e tij aktuale të dyfishohet. Interi dëshiron të presë deri në fund të sezonit përpara se të vazhdojë me trajnerin e tyre, duke qenë i vetëdijshëm se Inzaghi ka tërhequr interes nga klube të tjera të mëdha në kontinentin e vjetër. /Telegrafi/