Manchester Unitedi dhe RB Leipzig kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të gjermanëve në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve, takim që zhvillohet në Old Trafford nga ora 21:00.
Ekipi i Ole Gunnar Solskjaer vjen nga një fitore e madhe në udhëtim te Paris Saint-Germain dhe synon fitoren e dytë në grup, shkaku edhe i terrenit vendas.
📍 OT
🏆 #UCL
✨ Under the lights𝘽𝙧𝙞𝙣𝙜 𝙞𝙩 𝙤𝙣.#MUFC pic.twitter.com/CtJDkoXhgO
— Manchester United (@ManUtd) October 28, 2020
Në anën tjetër, mysafirët gjithashtu kanë fituar takimin e parë në grup dhe dëshirojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet titullare.
Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Shaw; Pogba, Matic, Fred; Van de Beek; Greenwood, Martial;
RB Leipzig: Gulasci; Konate, Upamecano, Halstenberg; Hendrich, Nkuku, Kampl, Angelino; Olmo, Poulsen, Forsberg;
/Telegrafi/