Telegrafi

Man Utd i bashkohet garës për transferimin e sensacionit Luis Diaz

Manchester United është në mesin e një numri të madh gjigantësh evropian që shikojnë anësorin sulmues të Portos, Luis Diaz.

24-vjeçari ka qenë në gjendje të mirë këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë tre asistime për shokët e tij.

Klube angleze si Manchester City, Liverpool dhe Newcastle United, si dhe gjigantët spanjoll Real Madridi dhe Barcelona të gjithë e duan Diazin në verë.

Lexo po ashtu El Clasico edhe për Luis Diaz, por problem mbetet klauzola e lartë e kolumbianit

Megjithatë, sipas mediumit të njohur Calciomercato, Unitedi është gati t’i rivalizojë gjigantët evropianë për transferimin e yllit të Portos.

Diaz do të ketë dy vjet të mbetura në kontratën e tij në verë, ndërsa Chelseat së fundmi iu tha se do të kushtonte 42 milionë funte apo 50 milionë euro.

Calciomercato beson se Man City mund të udhëheqë garën, pasi menaxheri i tyre Pep Guardiola është një admirues i madh i Diaz. /Telegrafi/