Telegrafi

Man Utd – Barcelona, formacionet e mundshme të super ndeshjes në Ligën e Evropës

Manchester Unitedi dhe Barcelona do të ndeshen sot (e enjte) mes vete në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës, të vlefshme për fazën e 1/16-tës.

Djajtë e Kuq dhe Blaugranët takohet përsëri mes vete në një derbi që zakonisht jemi mësuar ta shohin në Ligën e Kampionëve dhe jo Ligën e Evropës.

Megjithatë, edhe në garën e dytë elitare për klube, gjigantët evropianë kanë dhuruar spektakël me lojë të fortë, duke mbyllur me barazim 2-2 ndeshjen e parë të zhvilluar në Camp Nou.

Njësoj pritet të jetë edhe sot në stadiumin mitik “Old Trafford” nga ora 21:00, kur Unitedi e pret Barcelonën në ndeshjen e dytë të kësaj faze.

Por, si do të luajnë apo si do të rreshtohet ekipet e udhëhequra nga trajnerët, Erik ten Hag dhe Xavi Hernandez.

Unitedi e ten Hag ka më pak mungesa, pasi nga lojtarët kryesor mungojnë vetëm Christian Eriksen dhe Antony, ndërsa Barcelona çalon më shumë se mungesa të mëdha si Pedri, Gavi dhe Ousmane Dembele.

Unitedi pritet të bazojë lojën në emra yjesh si Raphael Varane, Casemiro, Bruno Fernandez, Marcus Rashford dhe David de Gea në portë.

Në anën tjetër, Barcelona do të bazohet te Marc-Andre Ter Stegen, Ronald Araujo, Frenkie de Jong, Raphinha dhe Robert Leëandoëskit.

Formacionet e mundshme:

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Sabitzer; Sancho, Fernandes, Rashford; Weghorst

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Alba; De Jong, Busquets, Kessie; Roberto, Raphinha, Lewandowski

/Telegrafi/