Site icon Telegrafi

Man Utd arrin marrëveshje personale me yllin e PSG-së

Klubi anglez, Manchester United thuhet ka rënë dakord për kushtet personale me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Manuel Ugarte.

Djajtë e Kuq gjatë ditës së djeshme (e enjte) kanë mbyllur transferimin e mbrojtësit 18-vjeçar, Leny Yero, nga Lille.

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez nuk duan ta lënë me kaq, pasi tashmë kanë gati goditjen e dytë të madhe në këtë afat kalimtar.

Lexo po ashtu Leny Yoro transferohet zyrtarisht te Manchester United

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, United ka arritur marrëveshje me mesfushorin uruguaian të PSG-së, Ugarte.

“Manchester United ka rënë dakord për kushtet personale me Manuel Ugarte”.

 

“Të diskutuara kushtet e kontratës, lojtari i etur për të kaluar te United edhe pa futbollin e Ligës së Kampionëve”.

“Bisedimet klub me klub vazhdojnë me PSG-në, pasi më shumë klube e kërkuan gjithashtu. I njëjti agjent si Leny Yoro: Jorge Mendes”, ka shkruar Romano. /Telegrafi/

Exit mobile version