Telegrafi

Man Utd arrin marrëveshje për transferimin e dy yjeve të Bayern Munichut

Manchester United thuhet se ka arritur një marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e dy mbrojtësve, Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui.

Sipas gazetarit David Ornstein nga The Athletic, United ka arritur një marrëveshje me Bayern Munich për të nënshkruar me De Ligt dhe Mazraoui këtë verë.

Djajtë e Kuq do të paguajnë një tarifë prej 45 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për qendërmbrojtësin holandez.

Përveç kësaj, Bavarezët kanë pranuar gjithashtu një ofertë për të shitur Mazraoui për 15 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

 

E gjithë kostoja e operacionit për nënshkrimin e dy mbrojtësve do t’i kushtojë skuadrës së Erik ten Hag plotë 60 milionë euro plus 10 milionë euro shtesë.

Kështu, trajneri holandez do të mund të ribashkohet me dy lojtarët që promovoi në Ajax gjatë kohës së tij me gjigantin e Eredivisie.

De Ligt dhe Mazraoui gjatë kohës te Ajaxi

Marrëveshja për Mazraoui do të përpunohet pasi United të jetë në gjendje të shesë Aaron Ëan-Bissaka te West Ham United. Djajtë e Kuq janë afër gjetjes së një marrëveshjeje për të nënshkruar edhe këtë marrëveshje.

Të dy, De Ligt dhe Mazraoui tashmë kanë rënë dakord për kushtet personale me United dhe do të nënshkruajnë kontrata pesëvjeçare. /Telegrafi/