Manchester Unitedi ka mposhtur me lehtësi dhe rezultat të thellë 5-0 RB Leipzigun në ndeshjen e dytë të Grupit H në Ligën e Kampionëve.
Djajtë e Kuq kanë vazhduar formën e lartë në Ligën e Kampionëve, pasi pas fitores në udhëtim te Paris Saint-Germain, kanë mposhtur edhe RB Leipzigun.
Golat në këtë përballje për Unitedin e shënuan nga Mason Greenëood (21’), Marcus Rashford (76’, 78’, 90+) dhe Anthony Martial (86’).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht anglez, Rashford, i cili pas inkuadrimit në pjesën e dytë dhe tri golave të shënuara u notua me 9.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Marcel Sabitzer që u vlerësuar me notë 5.1.
Man Utd:
RB Leipzig:
/Telegrafi/