Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Bourhenmouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Ligës Premier.
Djajtë e Kuq kanë vazhduar serinë e qind për qind me trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer, pasi kanë arritur edhe fitoren e tretë radhazi, teksa kanë shënuar 12 gola.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Paul Pogba (5′, 33′), Marcus Rashford (45′) dhe Romelu Lukaku (74′) për vendasit nga Old Trafford, ndërsa për Bournemouth shënoi Nathan Ake (45′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes padyshim ishte mesfushori francez, Pogba, i cili pas dy golave dhe një asistimi i notua me notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafirë Charlie Daniel, i cili u notua me 5.4.
Man Utd:
Bournemouth:
/Telegrafi/