Manchester Unitedi ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë arritur të marrin një fitore të madhe ndaj rivalit të urryer lokal, Cityt.
Golat në këtë fitore të ekipit të Ole Gunnar Solskjaer u shënuan nga Anthony Martial (30’) dhe Scott McTominay (90+).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi anësor, Aaron Wan-Bissaka, i cili u vlerësua me notë 8.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Cityt, Ederson, i cili pas dy gabimeve amatore u vlerësuar me 4.4.
Man Utd:
Man City:
/Telegrafi/