Telegrafi

Man Utd 1-0 Rostov, vlerësimet e lojtarëve (Foto)

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Rostovit me rezultat minimal 1-0.

Skuadra e madhe angleze ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Evropës, pas fitores minimale në ndeshjen e kthimit, kur dihet se ndeshja e parë përfundoi me barazim 1-1.

Lexo po ashtu ‘Djajtë e Kuq’ fitojnë ndaj Rostovit, sigurojnë çerekfinalen e Ligës së Evropës (Video)

Goli i vetëm në këtë takim nga ‘Djajtë e Kuq’ u shënua nga mesfushori spanjoll, Juan Mata, i cili përmbylli një aksion model të skuadrës në minutën e 70.

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili u vlerësua me notën 8.0, ndërsa nota më e ulët në ndeshje shkoi për Andrei Prepelita që u notua me 5.9. /Telegrafi/

Man Utd:

Paraqitje pozitive patën edhe Mata, Valencia dhe Pogba 

Rostov: 

Te Rostov dështuan edhe Poloz, Kudryashov dhe Azmoun